Rama takon Papa Franceskun në Vatikan, në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me selinë e shenjtë.
Kryeministri Edi Rama u takua sot me Papa Franceskun në Vatikan. Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga familja e tij, bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tij i vogël Zaho. Pikërisht me më të voglin e delagacionit Papa Francesku shkëmbeu batuta.
Ati i shenjtë e këshilloi Zahon që të lidhte këpucën e zgjidhur. Papa Françesku i dhuroi kryeministrit Rama një basoreliev prej bronzi të Noes. Gjithashtu i dha atij dokumente papale.
Ndërsa Edi Tama i dhuroi Atit të shenjtë një letër të At Gjergj Fishtës.
Kjo vizitë e kryeministrit përkoi me 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë.
Në shenjë mirënjohje Kryeministri Shqiptar dekoroi sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin.
Gjatë qëndrimit në Vatikan familja kryeministrore shqiptare vendosi lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani si dhe në varrin e Gjon Palit të II-të.
Top Channel