Ekspozita “mollë e ndalueme”/ Shkodër, Dalin nga arkivat grafikat me motive migjeniane të vitit 1989
27/11/2021 19:07
25 piktura të realizuara në vitet 1989 nga Vladimir Myrtezai dhe Pandi Mele, por edhe sendet personale të tij, rikthyen Migjenin në Shkodër por në një formë tjetër, jo përmes vargjeve.
“Mollë e ndalume” nxori nga arkivat e muzeut “Oso Kuka” pas 32 vitesh grafikat me motive migjeniane.
Studiuesit Ndriçim Mlika thotë se pavarësisht viteve, vargjet e Migjenit janë aktuale edhe sot.
Kjo ekspozitë erdhi kuadër të festave të Nëntorit dhe 110 vjetorit të lindjes së poetit.
Top Channel