Shqipëria ka pasur në dispozicion energji në nivele rekord gjatë tremujorit të tretë të vitit.
Që nga 2012-ta kur këto shifra maten periodikisht, në historinë e Shqipërisë nuk është prodhuar, blerë dhe shitur njëkohësisht më shumë energji.
Konsumatorët kanë përdorur rreth 1.7 milionë mWH energji, 10% më shumë edhe se në 2019, duke thyer një tjetër rekord për sasinë e konsumuar.
Pjesa tjetër e energjisë është shitur për eksport, sasi e cila është rritur me 2.3 herë në raport me vitin 2020 dhe në prag të krizës së çmimeve që erdhi në shtator. Kjo është justifikuar nga KESH, për faktin se vendin ynë nuk ka kapacitete rezervuese. Kaskada e Drinit përfundoi në nivele poshtë mesatares historike për shkak të prodhimit.
Më tej, kërkesa e lartë për energji në tremujorin e fundit ka detyruar OSHEE që të blejë rreth 103 milionë euro nga tetori deri në gjysmën e nëntorit, për të siguruar furnizim.
Me rritjen e konsumit tremujorin e tretë janë rritur edhe humbjet në rrjet, të cilat përbëjnë një kosto financiare shtesë.
Shqipëria është ndër vendet me humbjet më të larta në rrjet në rajon edhe pse ato vijnë me ulje që nga viti 2013, kur qëndronin në nivelin 45%.
Vendi ynë aktualisht ndodhet në një situatë emergjence energjetike të shpallur nga kryeministri dhe 200 milionë euro janë caktuar nga Buxheti që të vijojë sigurimi i energjisë.
Konsumi i energjisë (3M-3 2021)
1.67 milionë mWh
10% më shumë se 2019
Eksporti energjisë
2.3 herë më shumë se 2020-ën
Importi energjisë
Tetor – 16 nëntor
103 milionë euro
Top Channel