Më 27 mars të 2014 në burgun e Malandrinos u vra Kudret Kume apo Ilia Kareli, i cili ishte viktimë e një torture çnjerëzore nga gardianët e burgut. Duke parë këto pamje, në mendje godet si çekiç pyetja nëse një qenje njerëzore e meriton një trajtim të tillë?! Pavarësisht krimit të kryer, pavarësisht rracës, etnisë apo besimt fetar. Ata që kanë forcën e ligjit në dorë, a duhet të shkatojnë skena të tilla?!
“Ai është ndoshta i vetmi rast në të cilin u tregua hakmarrje. Ishte hakmarrja e disa personave. Kjo i barazoi gardianet dhe njerëzit e rajoneve të policisë me njerëz të dhunshëm i përcaktoi ata në njerëz të cilët të dhunojnë të persekutojnë dhe të vrasin.
Ai ishte një rast shumë prekës për shkak të barbarisë së përdorur ndaj tij. Në fakt Kudert Kume nuk ka qënë ëngjëll ka patur edhe ai peshën e fajit të vetë. Para se të dhunohej ai i kishte marrë jetën një gardiani. Kumja vrau dhe mori si shpërblim vdekjen atë që të gjithë ne si shoqëri e dënojmë. Pjesa e mjekësisë ligjore tregoi edhe një herë se në Greqi gjërat nuk janë ashtu si duken.
Ju ndërrua zemra pati një proces i cili ishte tragjik edhe nga zhvillimi i tij. Vrasësit e tij nuk u dënuan me shumë burgë. 6 nga gardianët u dënuan me 6 muaj burg pastaj u liruan me metoda të shpejta pra nuk kryen burg. Të gjithë gardianët u përjashtuan përgjithmonë nga forcat e rendit” u shpreh Artur Bibe, gazetar.
Top Channel