“Eurobondi emetohet me vlerën 650 mln euro”/ Ministrja Ibrahimaj jep detajet e kontratës

24/11/2021 11:45

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se është emetuar eurobondi për Shqipërinë me vlerën 650 milionë euro, duke e nxjerrë vendin tonë kështu për të pestën herë në tregjet ndërkombëtare.

Teksa dha detajet e kontratës, ministrja Ibrahimaj shtoi se ky eurobond pritet të maturohet më muajin nëntor 2031.

“Shqipëria ka dalë për herë të pestë në tregjet ndërkombëtare. Ky operacion kaq i rëndësishëm u përmbyll me sukses dje. Eurobondi u emetua me vlerën 650 milionë euro dhe më një afat matarimi 10-vjeçar. Kuponi i eurobondit ishte 3.5% ndërkohë që norma e interesit afatgjatë ishte 3,75%. Ky eurobond pritet të maturohet më muajin nëntor 2031. Krahasuar me dy eurobondet e fundit të emetuar nga vendi ynë, ky aktual pati një kupon i cili është në një vlerë të përafërt me atë të emetuar 2 vite e fundit dhe në një vlerë të barabartë me atë të emetuar në vitin 2020”, tha Ibrahimaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA