“Pika të paligjshme për hedhjen e inerteve”/ Rama-kryebashkiakëve: Vini në dijeni Policinë e Shtetit!

20/11/2021 13:09

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja Mirela Kumbaro kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakët dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit.

Sipas Ramës bashkia ka një rol kyç në këtë nismë dhe nuk do të funksionojë nëse policia e shtetit nuk përfshin krimet mjedisore!

Një pikë problematike për kryeministrin Rama është dhe hedhja e inerteve në zona të paautorizuara dhe lidhur me këtë ai thotë se përgjegjësi për kontrollin në territor e ka policia e shtetit.

Ndërsa i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, Kryeministri i bën thirrje policisë që sigurohet që asnjë kamion me inerte të shkarkohet në vende të paautorizuara, ndërsa i drejtohet edhe kryetarëve të bashkisë që raportojnë këto krime mjedisore dhe jo t’ju shkelin syrin atyre që disponojnë kamionët me inerte!

“Është e domosdoshme që së bashku, roli i bashkisë është kyç, të adresojmë aspektin e gjobave, në fund të ditës, i gjithë ky zinxhir institucionesh që janë në përgjegjësi permanente, nuk funksionon nëse policia nuk përfshin krimin mjedisor si pjesë të punës së përditshme, që e ka të detyrueshme me ligj. Por vazhdon ta ketë dobësi këtë aspekt, sepse nuk është në traditën e vet. Deri para 3 vitesh policia ishte e shkëputur nga krimi mjedisor, nuk është e mundur që makinat e inerteve shkojnë e vijnë lirshëm dhe hedhin inerte në pika të pa autorizuar të kontrollohen nga bashki, apo inspektorë, është policia që duhet të sigurojë që asnjë kamion me inerte të shkojë në vende të tjera përveçse atyre të përcaktuara.

Për fat të keq një numër alarmante ka bashki që autorizojnë pika të paligjshme, të hedhin inerte në pika të paautorizuara, dhe nuk rezultojnë as në hartë si pika fundore, që nga bashkia e Malësisë së Madhe deri te ajo e Elbasanit, deri te bashkia e Himarës dhe Sarandës që mbyllin sytë përballë situatave të tilla. Minimumi s’duhet t’ja lejojnë vetes që t’ju shkelin syrin atyre që disponojnë këta kamionë dhe të venë në dijeni policinë e shtetit për këtë situatë”, u shpreh Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA