Pastërtia sërish mollë sherri në shtëpi, banorët shprehin ankesat

20/11/2021 23:21

Pastërtia është bërë për të disatën herë shkak për debate dhe komente mes banorëve. 

Ka qenë Monika dhe Fifi të cilat teksa lanin rrobat e banorëve kanë shprehur ankesat për pastërtinë në shtëpi.

Ato kanë gjykuar edhe se djemtë kanë një stil jetese shumë më të rregullt sesa vajzat.

” Të shikosh djemtë janë shumë më të pastër se sa ne. Të shikosh dollapet, të djemve janë shumë më të rregullta”,- tha Fifi.

Ndërkohë këtyre ankesave i janë bashkuar edhe djemtë.

“Shiko si i lënë rrobat, nuk ngrenë dot një pjatë”,- tha Sabiani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA