Shqipëria, nuk krijon klimën e duhur për bizneset e reja. Ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj thotë se vendi ynë nuk preferohet nga investitorët e huaja, pasi në ndryshimet në paketën fiskale janë të përvitshme.
” Të gjitha ndryshimet që ndodhi herëpashere në bazën ligjore dhe ajo që është më e prekur për bizneset janë pikërisht paketat fiskale sjell paqendrueshmëri, pasiguri dhe mosbesim tek investitorët për të ardhmen e tyre. Nëse një biznes apo individ do të ndërtoj një plan biznesi ajo që ai analizon është si fillim baza ligjore dhe të dytën bazën fiskale. Nëse kjo bazë fiskale është e ndryshueshme në kohë atëhëre ai biznesi nuk krijon projeksionin e të ardhmes.” Shprehet Teuta Nunaj.
Gazetarja e Top Channellit, Kristi Gongo, pasi studioi tregun hapi biznesin e saj familjar. Edhe pse ky biznes ka vetëm 4 muaj që është ngritur, ajo u përball me ndryshimet e paketës fiskale.
” Ne realizum një planbiznesi afatgjatë të parashikuar për tre vite, por ajo që parashikon është krejt ndryshe nga ajo që ndodh në realitet. Më së fundmi ne jemi përballur me programin e fiskalizimit që nuk e kishim parashikuar, pasi në planet tona ishte të pasurit një kasë. Ndërkohë që risia e Ministrisë së Ekonomisë ishte pikërisht programi i fiskalizimit, që lehtëson punën për klientit, por për prindërit e mi është akoma më e vështirë për të përshtatur me këtë program dixhitalizimi. ’’- shprehet Kongo.
Ekspertët thonë se ndryshime të tilla sjellin kosto për bizneset e reja. Në Shqipëri bizneset do të lulëzojnë nëse ligjet për tregtinë nuk ndryshojnë.
“ SHBA është numër një në botë përsa i përket vlerës së investimeve të huaja direkte. Dhe pse? Pikërisht për shkakun e qendrueshmërisë. Paketat fiskale, politikat monetare jo vetëm që janë në ndihmë të biznesit, por kanë dhe qendrueshmërinë në kohë. “- thotë Nunaj.
Top Channel