Nëse ke konsumuar për 10 vite me rradhë duhan, duhet të bësh provën e mushkërisë .Duhan pirja është një ndër shkaqet e sëmundjes kronike të mushkërive prej së cilës një pjesë e mirë e shqiptarëve vuajnë.
Spoku është një ngushtim i rrugëve respiratore që shoqërohet me inflamacion të mushkërive . Përveç duhan pirësve edhe minatorët metalurgët janë të predispozuar të preken nga kjo sëmundje e mushkërive për shkak të ndotjes kimike .Po cilat janë simptomat e para?
Në ditën ndërkombëtare të sëmundjes së Spokut bëhet thirrje sa më shumë për të hequr dorë nga duhan pirja. Në Shqipëri ligji anti duhan nisi të zbatohej në mënyrë rigoroze në vitin 2014 dhe askush nuk lejohet të konsumonte duhan në ambiente të mbyllura .Por si çdo ligj tjetër edhe zbatimi i tij tani është zbehur .
Top Channel