“Si nuk iu dhimbsën fëmijët”/ Vret gruan, dy fëmijët, vjehrrën- italianët të shokuar!

18/11/2021 14:54

Vrau me thikë partneren, vjehrrën 64 vjeçare e nuk iu dhimbsën as dy fëmijët e tij të vegjël 2 dhe 5 vjeç; një tunizian është autori i ngjarjes më të fundit makabre që trondit Italinë, duke dëshmuar sesa e rrezikshme është bërë tashmë dhuna në familje.

38 vjeçari Nabil Dahari iu vërsul Elisa Mulas dhe i vetmi që shpëtoi nga tërbimi i tij ishte stërgjyshi mbi 90 vjeçar, që gjendet i shtrirë në shtratin e tij në momentet e masakrës. Pasi ekzekutoi familjen e tij, burri vrau veten.

Ai jetonte prej kohësh jetonte në Sassuolo dhe punonte në një supermarket. Fqinjët e traumatizuar thonë se në pamje të parë dukej një familje normale, që në pamje të parë të paktën, nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme.

Çështja është se tuniziani dhe partnerja e tij ishin ndarë përpara gati një muaji dhe fëmijët kishin shkuar të jetonin më nënë e tyre. Tani mësohet se disa javë më parë, ai e kishte kërcënuar Elisën se do ta vriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA