Qeveria e kryeministrit Boris Jonson e në veçanti Priti Patel ministre e punëve të brendshme janë vënë nën një presion për numrin e emigrantëve që hynë ilegalisht çdo ditë, me gomone në Angli.
Për ta zgjidhur këtë problem të paprecedentë, krahas disa vendeve si gomone shpëtimi shikohet edhe Shqipëria.
Por dëshira për pasjen e një qendre procesimi të azilantëve në Shqipëri ka marrë një kundërshtim të fortë të kryeministrit Rama kur u pyet nga Top Channel.
Top Channel nga burime qeveritare mëson se ishte ministria Priti Patel gjatë vizitës në Tiranë në Korrik të këtij viti ajo e cila bëri propozimin për palën shqiptare. Të njëjtat burime thanë se këtij propozimi pala shqiptare nuk i ka dhënë dakortësi, por ka thënë do ta diskutojmë. Askush nuk tregon se kush i ka udhëhequr bisedimet nga pala shqiptare por ato morën një goditje kur gazetës The Sun, nga qeveria angleze, iu server informacioni se ka bisedime të tilla me vendin tonë.
Kjo prodhoi një reagim të fortë fillimisht nga ministria e punëve të jashtme Olta Xhaçka e më pas vetë kryeministri Rama të citët e quajtën lajmin fake news.
Deklarimi kategorikisht mohues nga Edi Rama edhe sot, e lënë Britaninë e Madhe pa një gomone shpëtimi përballë gomoneve që vijojnë të kalojnë Lamanshin me emigrant drejt shtetit ishull.
Top Channel