Një pastrues që punonte për ministrin e mbrojtjes së Izraelit është akuzuar së fundmi për spiunazh pasi kishte ofruar të instalonte viruse në kompjuterin e shtëpisë së shefit për llogari të një grupi hakerash kibernetikë të lidhur me Iranin, sipas mediave izraelite.
Në deklaratën e tyre sot, shërbimet izraelite të sigurisë Shin Bet thanë se Omri Goren, ish-grabitës bankash sipas mediave vendase, dhe kujdesar shtëpie i ministrit aktual të mbrojtjes Benny Gantz, u identifikua si personi i kërkuar për transkasionin në rrjetet sociale.
Dekalrata e autoriteteve thoshte se Goren në fillim të muajit kishte kontaktuar me “një figurë të lidhur me Iranin dhe ofroi ta ndihmonte në mënyra të ndryshme, duke iu referuar mundësisë së aksesit të tij te shtëpia e minsitrit,” sipas të përditshmes Times of Israel.
Me sa kuptohet Goren kishte pranuar të instalonte programin e spiunazhit në kompjuterin e Gantz për llogari të grupit të hakerave ‘Hija e Zezë’ që janë të lidhur me Iranin, armiku kryesor i Tel Avivit. Në të thuhet se i akuzuari kishte vendosur foto të rezidencës së Gantz për të dëshmuar që kishte akses në ambjentet.
Prokuroria ngriti sot akuzat e spiunazhit ndaj Goren i cili nëse shpallet fajtor mudn të dënohet nga 10 deri në 15 vjet burg, sipas ‘Times of Israel’.
37-vjeçari rezident në qytetin e Lod ka kryer më parë katër dënime me burg, më i fundit prej katër vitesh. Dy prej krimeve për të cilat është dënuar me parë Goren, ishin grabitje bankash.
Duke folur për mediat, avokati i tij Gal Wolf, sugjeroi se klienti i tij kërkonte të përfitonte para nga iranianët “pa kryer spiunazh”.
Top Channel