Europa është tronditur nga rritja e çmimeve në muajin tetor. Niveli i inflacionit arriti në 4.4% dyfish më i lartë së parashikimet e Bankës Qendrore Evropiane duke shtuar shqetësimet për të ardhmen. Rritja është e udhëhequr nga energjia, me çmimet e naftës, gazit dhe energjisë elektrike në nivele rekord, ndërsa 54% të saj ne e importojmë sipas Bankës së Shqipërisë.
Momentalisht ne jemi ndër vendet me inflacionin më të ulët në kontinent, fill pas Portugalisë, Maltës dhe Zvicrës. Për profesorin Klodian Muco kjo vjen edhe për shkak të ekonomisë informale:
“Gjatë pandemisë një fenomen kontradiktor ishte fakti se nga njëra anë ekonomia ngadalësohej ndërsa çmimet e apartamenteve rriteshin. Sigurisht ekonomia informale dhe pastrimi i parave luajnë rolin e tyre.”
Niveli i përgjithshëm i inflacionit është nga më të lartët që në vitin 2017, ku qeveria shqiptare bëri dhe një rritje të ndjeshme pagash. Nëse kjo nuk ndodh edhe në vitin e ardhshëm shqiptarët mund të goditen më rëndë nga varfëria:
“Duhet bërë indeksimi i pagave, ndryshe do të ketë më shumë varfëri. Mendoj se qeveria i ka paratë nëse do të heqë nga lista koncesione siç është ai për kolaudimin teknik të mjeteve. ”
Nga janari në tetor çmimet e shportës ushqimore janë rritur me rreth 4%, ndërsa transporti me 6.8%, duke u kthyer në dy grupet kryesore që po drejtojnë rritjen e çmimeve.
Inflacioni (Europë)
4.4%
Burimi: Eurostat
Inflacioni (Europë)
Malta 1.4%
Portugalia 1.8%
Shqipëria 2.5 %
Burimi: INSTAT
Inflacioni (janar – tetor)
Ushqimet 4%
Transporti 6.8%
Top Channel