Venezuela dislokon ushtrinë për zgjedhjet lokale të së dielës, rikthehen vëzhguesit e BE dhe opozita (fotot)

17/11/2021 19:49

Venezuela po dislokon mijëra trupa ushtarake e policore për operacionin e mbrojtjes së pajisjeve dhe pikave te votimit për zgjedhjet lokale të 21 nëntorit, te parat me pjesemarrjen e opozites dhe vezhguesve nderkombetarë.

Më shumë se 350,000 personel sigurie llogaritet se do të jenë në detyrë për zgjedhjen e kryebashkiakëve e guvernatorëve të Venezuela, thanë dje autoritetet.

Rreth 21 milionë venezuelanë janë thirrur për të zgjedhur 23 guvernatorë e 335 kryebashkiakë, teksa opozita ka pranuar të marrë pjesë pas 3 vjet bojkotimi.

Zgjedhjet do të përfshijnë dhe një grup vëzhgues nga Bashkimi Evropian, që rikthehet në vend pas 15 vjetësh bojkoti.

Zyrtarët thanë se operacioni i sigurisë përfshin mbrojtjen e qendrave të votimit, materialin elektoral dhe ambjentet e Komisionit Kombëtar Zgjedhor.

Kreu i këtij të fundit Domingo Hernández tha:

“Ky operacion përfshin koordinim mes Ushtrisë Kombëtare Bolivariane, Ministrisë së brendshme  e të drejtësisë në dislokimin e  350,000 trupave në territorin kombëtar”.

FOTO GALERI
1/3
Venezuela po dislokon mijëra trupa ushtarake e policore për operacionin e mbrojtjes së pajisjeve dhe pikave te votimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA