Top Story/ “Pse dreqin i hap llogari një mafiozi”, zbulohet implikimi i drejtorit të bankës dhe noterit në transfertën e Cosa Nostrës

17/11/2021 22:55

Në gjithë këtë skemë, Rezart Taçi kishte përfshirë njerëzit më të besuar në Tiranë, kunatin Artur Balla dhe truprojën Bledar Lilo. Ai rezulton aksioner në kompani nafte dhe televizionin e mbyllur prej vitesh Albanian Screen që në fakt, njihen publikisht si kompani të Taçit.

“Në datë 2 Gusht të vitit 2021 Petruzzela kishte udhëtuar në Tiranë ku shoqërohej nga dy qytetarë shqiptarë, Artur Balla dhe Bledar Lilo, ishte paraqitur në filialin e Alpha Bank për të paraqitur një prokurë nga Francesco Zummo ku autorizohej të kishte akses dhe të kryente transferta përmes llogarisë së tij.”

Këtu, del edhe emri i noterit shqiptar që ka lëshuar prokurën. Bëhet fjalë për një noter të Dhomës së Tiranës me mbiemrin Hamzaj. Emri i tij shfaqet edhe në një tjetër moment në dosjen italiane, por pa zbuluar identitetin e plotë.

Transferimi i 18.3 milionë eurove në llogarinë e një 90-vjeçari Italian kishte rënë në sy dhe ky ishte operacion kompleks që kërkonte bashkëpunim edhe nga sistemi bankar. Nga përgjimi i financierit Petrzzela, bie në sy fakti se drejtoria qëndrore e bankës nga Athina kishte reaguar. Por, drejtori i degës në rrugën Pjetër Budi në Tiranë e kishte menaxhuar mire situatën.

“Ishte i zoti drejtori i bankës ku shkuam sepse e thirrën nga banka qëndrore në Athinë duke i thënë: Pse dreqin i hap llogari një mafiozi”.
“Në Shqipëri ndodh që ka tendencë të shtuar për këto para, shkak s linja tradiconale si dikur si Zvicra kanë ndryshuar kontrollet e sigurisë për shkak të krimit të organziaur, sekreti bankar aty tashmë është më i brishtë. Kurse në vende si Ballkani janë linjë e re testimi”u shpreh Ervin Karamuço.

Të gjitha lëvizjet e italianëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë ishin nën survejimin e prokurorisë italiane. Në lojë u fut edhe prokuroria speciale shqiptare SPAK. Problemet nisën të shfaqen në 29 Shtator kur financieri i mafiozit Zummo mbërrin në Tiranë. Ai nuk mundet të transferojë paratë.

“Do të kufizoheshin vetëm në verifikimin e parave në llogari, pa mundur që ti spostojnë pasi siç i kishte shpjeguar drejtori i bankës një operacion kaq i shpejtë do të kishte sjellë dyshime tek drejtoria qëndrore në Athinë dhe tek autoritetet e pastrimit të parave.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA