Inside Story/ Zbulimi i metaleve të rënda në bukë, vakumi ligjor dhe standarde BE, çfarë analizash kryejnë autoritetet?
Në një prej përgjimeve të tjera të Fabio Petruzzelës teksa flet me ndërmjetësin Cestagalli, ai shpreh acarimin e mafiozit Zummo për bllokimin e parave. Ai rikujton se nuk i kanë kërkuar këto shërbime falas, duke iu referuar Rezart Taçit, dhe, kërkojnë të lëvizin gjërat.
“Është 90 vjeç, e ka të vështirë të kuptojë çfarë dreqin po ndodh, jo! Ai bën një bisedë të thjeshtë, më fal por nuk është se unë…më thotë: Ne nuk e kërkuam që atë shërbim të na e bënin falas.”
Në dosjen e përgjimeve nga italianët, përmendet deri edhe emri i presidentit të Malit të Zi. Ai konsiderohet si mik i Rezart Taçit. Personat kishin një plan B, që nëse dështonin nga Shqipëria, mund të hapnin llogari në Malin e Zi përmes mikut të Taçit, presidentit të këtij shteti Milo Gjukanoviç. Kjo zbulohet në një telefonatë që Taçi kishte me Daniele Cestagallin.
“Më telefonoi presidenti i Bosnjës, Malit të Zi. Llogarinë do ta hapë direkt nga banka pa asnjë lloj komunikimi, e hapim në bankën e presidentit”
Vetë Taçi është shprehur se ka njohje personale me presidentin malazez, por nuk i ka kërkuar asnjë favor. Ajo që shprehet qartë nga hetuesit italianë, është influenca e Rezart Taçit tek njerëz me pushtet dhe detyra shtetërore për realizimin e transaksioneve.
Në skemë, dyshohet se janë implikuar njerëz me pushtet në Tiranë. Zyrtarisht, SPAK njoftuar se nën hetim janë Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo. Siç zbuluam, hetimet nga prokuroria e Palermos japin indicie për korrupsion deri në nivelet më të larta. Organizatorët e skemës, kanë implikuar edhe drejtorin e bankës si dhe një noter në Tiranë për të cilët nuk dihet nëse kanë konsumuar vepra penale.
“Mendoj se 18 mln euro, janë një tendencë, nuk i përket një linje të stacionuar e ndërtuar mirë në mënyrë të vazhdueshme, është më shumë një test për të parë sa është igjilenca për të pikasur e bllokuar, pavarësisht premtimit që mund të kenë marrë nga zyrtarë qoftë Shqipëri, Mal të Zi etj. Por kjo është një alarm” u shpreh Ervin Karamuço, Profesor i Kriminologjisë.
Policia shqiptare ka vënë në pranga bashkëpunëtorët e afërt të Taçit, Artur Ballën dhe Bledar Lilon. Vetë biznesmeni në reagimet për mediat është shprehur i gatshëm të udhëtojë drejt Shqipërisë për tu vënë në dispozicion të drejtësisë.
Top Channel