Rritja e pagave është e mundur mbi nivelet e çmimeve/ Danimarka po i jep një leksion të mirë Europës

17/11/2021 18:24

Për një paraqitje të shkurtër sesi pagat mund të rriten në një ekonomi të pasur europiane që çlirohet nga kriza e koronavirusit, hidhini një sy Danimarkës. Paga e sektorit privat u rrit me 3.2% në tremujorin e tretë pas rritjes me 3.1% në tremujorin e dytë, tha në një raport të hënën Danske Bank A/S, huadhënësi më i madh i vendit.

Në një kohë kur politikëbërësit në eurozonë po shqyrtojnë ndikimin që inflacioni i përshpejtuar do të ketë mbi pagat, shembulli danez tregon se si një skenar i tillë potencialisht mund të fillojë të shfaqet.Danimarka krenohet me të ashtuquajturin modelin e saj të “fleksibilitet-siguri” të tregut të punës që kombinon një kulturë pune të lehtë për t’u shkarkuar me një rrjet sigurie bujare. Kjo qasje ka ndihmuar në gjenerimin e disa prej niveleve më të mira të pagave në botë për punët me kualifikim të ulët, duke e vendosur në vendin më të lartë në Bashkimin Evropian për kostot e punës për orë vitin e kaluar në një ekuivalent prej 45.8 euro/ora.

“Ne po shohim se inflacioni ka filluar të rritet dhe besojmë se anëtarët tanë duhet të shohin një rritje reale të pagave mbi inflacionin,” tha me telefon Claus Jensen, kryetar i Dansk Metal, që përfaqëson punëtorët e industrisë si një nga sindikatat më të mëdha të vendit.Ai llogarit se rritja e pagave mund të arrijë deri në 3.5% vitin e ardhshëm “në minimum”. Rritja e kostove të energjisë e ka shtyrë inflacionin në 3%.

Danske Bank kishte pritur që mungesat e fuqisë punëtore të zhdukeshin gradualisht pas rihapjes së ekonomisë. Në vend të kësaj, problemi ka zgjatur mjaftueshëm për të frenuar prodhimin dhe punëtorët kanë filluar të sigurojnë rritje të pagave mbi inflacionin në disa negociata të përfunduara së fundmi të shtyra nga kriza, sipas Kryeekonomistit Las Olsen.

Danske Bank tani ka të ngjarë të ketë rritur parashikimin e saj për rritjen e pagave, krahasuar me një perspektivë muajin e kaluar që parashikonte 3.1% këtë vit dhe 2.8% në 2022. Sëedbank pret që pagat nominale të sektorit privat të rriten me rreth 3% në dy vitet e ardhshme.

Sistemi danez ka garantuar sigurinë për punëtorët përmes përfitimeve të papunësisë, ndërkohë që punëdhënësit gëzojnë një farë fleksibiliteti që i lejon ata të punësojnë dhe të pushojnë relativisht lirshëm, nënvizuar nga një politikë për të mbajtur jashtëzakonisht të rrallë ndërhyrjen e qeverisë në bisedimet për pagat.

Jensen i Dansk Metal tha se ai pret që modeli “fleksibilitet-siguri” të trajtojë situatën aktuale.“Modeli danez i tregut të punës është i përshtatur për të zgjidhur këto çështje aktuale, sepse kompanitë duhet të përshtatin vazhdimisht kushtet e punës dhe kjo siguron që punonjësit të marrin pjesën e tyre të mirëqënies,” tha ai. (Bloomberg)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA