Në orën 12 në Fier është mbajtur një minutë heshtje në nder të 8 vjeçarit që humbi jetën dje.
Kjo është bërë me kërkesë të kryetarit të bashkisë së Fierit. Ndërsa drejtuesi politik i socialistëve në fier i pranishëm në ceremoninë e varrimit të vogëlushit tha se organet ligjzbatuese duhet të veprojnë me forcë ndaj personave që kryejnë krime.
Institucionet e Bashkisë Fier me kërkesë të kryebashkiakut Subashi mbajtën një minutë heshtje teksa Mateos në fshatin e lindjes iu dha lamtumira e fundit.
Qirinjte janë ndezur për vogëlushin që humbi jetën. Ndërsa ka pasur edhe reagime nga politika në lidhje me këtë ngjarje. Drejtuesi politik i PS, në qarkut Fier Taulant Balla i pranishëm në ceremoninë e varrimit e vuri theksin tek bërja drejtësi për Mateon.
Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, thotë presidenti Ilir Meta është thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndëshkimi e më pas rehabilitimi.
Ndërsa kreu PD-së, Lulzim Basha pasi thotë se si prind është thellësisht i tronditur dhe se dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social.
Top Channel