28/12 15:45
37-vjeçari Flogert Kamberi ka humbur jetën nga Covid-19, edhe pse ishte i vaksinuar me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Mediat e huaja kanë dhënë lajmin e hidhur, ku shkruajnë se Kamberi, me profesion shofer kamioni, humbi jetën në La Spezia të Italisë edhe pse kishte kryer një muaj më parë dozën e parë të vaksinës antiCovid në Shqipëri.
I riu, që së shpejti do të bëhej sërish baba, synonte që të përfundonte ciklin e vaksinimit sapo të kthehej në Itali, ndërsa nuk mundi të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës, edhe pse i vaksinuar me një dozë të vaksinës AstraZeneca.
“Ai la gruan e tij shtatzënë dhe ishte baba i një tjetër fëmije”, shkruajnë më tej mediat e huaja.
Top Channel