Einxhel ka rrëfyer një moment shumë të ndjerë dhe emocionues nga jeta e saj.
Katastrofa e tërmetit e ka përballur Einxhel me një fëmijë, e cila i ka rrëmbyer edhe zemrën.
Zemërgjerësia e saj, mungesa e egoizmit dhe dashuria për vëllezërit dhe motrat e saj është ajo që i ka bërë më shumë përshtypje Einxhelit.
‘’Më kërkoi çorape për motrën dhe vëllain,e cova në qendër tregtare dhe nuk më kërkoi asgjë. Një palë këpucë që kërkoi, i bleu në numër më të madh që të kiste mundësi t’i vishte edhe vëllai i saj. Ma këputi shpirtin’’,- tha ajo.
Eixhel tregoi se sjellja e asaj vajze e bëri të mendonte shumë gjëra, madje i nxiti edhe instiktin e mëmësisë.
‘’Doja ta rrisja unë, doja ta merrja të jetonim bashkë. I premtova kaq shumë gjëra…’’,- shtoi ajo.
Einxhel rrëfeu se e gjithë kjo histori i ka lënë një pëng pasi humbi çdo kontakt me vajzën duke patur merakun se i la asaj një shije zhgënjimi.
‘’E zhgënjeva, mbase edhe si shumë njeëz të tjerë në jëtën e saj’’,- tha ajo.
Top Channel