Haradinaj: Kurti po e largon Kosovën nga SHBA-ja

16/11/2021 01:40

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me politikat e tij po e largon Kosovën nga aleati i saj strategjik – SHBA.

Ai në një postim në Facebook ka shprehur disa nga shqetësimet e tij, që sipas tij, po ndodhin për shkak të largimit nga politikat amerikane.

Postimi i plotë:

Sa larg aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndodhet vendi ynë për shkak të politikave të kryeministrit Kurti dhe çfarë kahu ka marrë?

– Largimi nga politikat e SHBA dhe Marrëveshja Ekonomike e Uashingtonit

– Largimi nga politikat e SHBA, gazi dhe energjia e pastër

– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi në dialogun e dështuar të BE-së

– Largimi nga politikat e SHBA mbi ushtrinë profesioniste dhe kalimi në modelet ruse të ushtrisë së detyrueshme

– Largimi nga politikat e SHBA dhe ndryshimi i qasjes nga diplomaci liberale në diplomaci izoluese dhe dështuese

– Largimi nga politikat e SHBA për depolitizim të sistemit të shërbimit civil drejt qasjes totalitare të politizimit të tërë sistemit

– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi nga tregu i lirë në tregun e kontrolluar nga sistemi politik dhe rritja e inflacionit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA