Në katin e pestë të një pallati në rrugën “Kongresi i Përmetit” ka rënë zjarr. Policia e Tiranës njofton se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas rënies së zjarrit policia ka bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve.

“Me datë 15.11.2021, në rrugën “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit”, njofton policia.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA