Miloti i mbushur me inerte. Situatë e rëndë në anë të rrugëve nacionale
15/11/2021 14:59
Prej kohësh një situatë e tillë është prezente në disa zona të qarkut të Lezhës, e cila sjell jo vetëm një panoramë aspak të këndshme por edhe një ndotje të ambientit.
Një nga pikat më të frekuentuara por edhe më të ndotura mbetet ajo në Milot.
Siç duket pa përgjegjshmëria e disa subjekteve apo dhe disa individëve ka çuar në një situatë të tillë që dëshmon qartazi një ndotje mjedisore dhe nga ana tjetër një mungesë të vëmendjes nga institucionet përgjegjëse dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që vazhdojnë dhe shkaktojnë ndotje të tilla.
Top Channel