Me shtatë emigrantë të paligjshëm në furgon, arrestohen dy shtetas, në kërkim bashkëpunëtori

15/11/2021 09:50
Foto ilustruese

Dy shtetas janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u kapën duke transportuar shtatë emigrantë të paligjshëm në Tiranë.

Në kuadër të operacionit “COOPERATION”  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë”, të dy banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. D., 36 vjeç.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet fugon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proçeduan penalisht dhe 7 shtetasit e huaj për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Top Channel