7 fshatra në Zadrimë mbeten pa energji elektrike, ja çfarë ka ndodhur
15/11/2021 17:12
7 fshatra të zonës së Zadrimës në Lezhë kanë mbetur aktualisht pa energji elektrike.
Mësohet se linja 110 KV e OST që furnizon me energji elektrike nënstacionin e Lezhës ka pësuar defekt në lagjen “Nënë Tereza”. Për pasojë, është këputur linja duke lënë të gjithë zonën pa drita.
Në zonë janë vendosur ekipet e rimontit që po punojnë për rikthimin e energjisë.
Top Channel