Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale në Kosovë, votohet në 21 komuna

14/11/2021 08:26

Kosova mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në pothuajse dy të tretat e vendit.

Në 21 komuna votohet sot për postet e kryetarëve, ndërsa 17 të tjera zgjodhën kryetarët e tyre në raundin e parë, që u mbajt më 17 tetor.

Rreth 1 milion e 270 mijë qytetarë mund të votojnë në 1 mijë e 638 vendvotime. Mbi 10 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtare do të ndjekin procesin e votimeve, raporton VOA.

Në raundin e parë, Partia Demokratike e Kosovës, fitoi në katër komuna e pasuar ngë Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmirinë e Kosovës që dituan nga dy.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që mbështetet e nga Beogradi fitoi 9 nga dhjetë komunat ku shumicë janë pjesëtarët e këtij komuniteti.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, nuk fitoi asnjë post për kryetar komune në raundin e parë, por është në balotazh në 12 komuna, përfshirë edhe Prishtinën.

Një ekip vëzhguesish i Bashkimit Evropian, vlerësoi se zgjedhjet e 17 tetorit “ishin të organizuara mirë dhe liritë themelore u respektuan gjatë fushatës”.

Dy policë u pezulluan përkohësisht, pasi u përfshinë në fushatën zgjedhore

Dy policë në Kosovë janë pezulluar përkohësisht pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore.

Njëri ka qenë me detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit,.

Pezullimi  i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA