Një 54 vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Bulqizë.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se shtetasi M.A. pasi ka prerë në mënyrë të paligjshme 3 metra 3 dru dyshohet se ka ndezur zjarr e për pasojë është djegur një sipërfaqe tokë në pyllin e këtij fshati.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të krimeve mjedisore si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M. A, 54 vjeç, banues në fshatin Bllacë, Bulqizë, pasi kishte prerë në pyllin e fshatit Bllacë dhe kishte grumbulluar 3m³ lëndë drusore pa dukumentacion përkatës dhe më pas dyshohet se ka ndezur zjarr ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke në pyllin e këtij fshati”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel