Kosovë/ Qytetarët e 21 komunave votuan për kryetarin
14/11/2021 20:04
Qytetarët e 21 komunave në vend, ju drejtuan për të dytën herë kutive të votimit këtë të dielë, por kësaj radhe për të zgjedhur vetëm kryetarin, në mes dy kandidatëve më të votuar në raundin e parë.
Për këtë, udhëheqësit institucional dhe liderët e partive politike bën thirrje për pjesëmarrje, duke thënë se fati i 17 tetorit ende nuk ka përfunduar.
Shfrytëzimi i të drejtës për votë, ata thanë se është kontribut për demokracinë e vendit.
Nga 21 komunat, të drejtë vote patën 1milion e 260 mijë qytetarë, apo 67 përqind e qytetarëve me të drejtë vote në nivel vendi.
Deri në ora 15, këtë të drejtën e shfrytëzuan vetëm 23,5 përqind e tyre.
Top Channel