Ky është një krim mjedisor. Kamionet po derdhin inertet jo vetëm buzë akseve rrugore por po I fshehin ato edhe pranë zonave rurale.
‘Shumë problem është. Se ndotja e mjedisit është ndotja e të gjithëve. Shiko I kanë hedhur pranë lumit. Uji I lumit përdoret edhe për vaditje.’
Hedhja e inerteve vend e pa vend, shumë pranë me kryeqytetin në fshatin mënik të Tiranës rrezikon veç shëndetit të banorëve edhe ndikon në ushqimet që mbërrijnë në tavolinat tona pasi sic e shikoni pas meje gjelat e detit janë duke konsumuar inerte.
‘Po do ushqehen pulat. Ku ti çojnë. Po të vijnë ti pastrojnë urgjent. Unë jam rritur buzë Erzenit. Pinim ujë aq i pastër. Tani e kanë shkatërruar. Erzeni i shkretë. Gjynah si është ndotur. Vijnë i hedhin natën…’
Lumi Erzen është kthyer në landfillin e inerteve dhe derdhja e tyre ndodh pa shqetësim edhe gjatë ditës, ku dëshmitar ka qenë edhe peshkatari 65 vjeçar Eduardi.
‘Shiko si e kanë nxirë ujin. Shqiptarët janë mbytur me mikrobe. I kam parë kur I kanë hedhur inertet nga larg. ‘
Masakra mjedisore vijon teksa ndëshkimet e policisë së shtetit dhe inspektoriatit të mbrojtjes së territorit mungojnë.
Top Channel