Rama premton rritje page prej 32% për të gjithë mësuesit gjatë mandatit të tretë qeverisës

13/11/2021 11:06

Në buxhetin për arsimin është reflektuar rritja e pagave për mësuesit në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama theksoi se projeksioni i mandatit të tretë qeverisës është që pagat të rriten pa diskutim deri në 32%, por mundësisht të realizohet objektivi i rritjes së tyre prej 40%.

Dua të theksoj se së pari në projekt/buxhetin e 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. tanimë jemi t vetëdijshëm se sa shumë e impaktojnë jetën tonë dhe sa shumë ndërhyrjen në planet tona, ngjarje, që imponojnë ndryshim rrënjësor të tyre. Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë në aspektin e impaktit te familjeve të prekura dhe për buxhetin e vendit. jemi ende në kushtet e një pandemie që pati dhe ka akoma ndikimin e vetë, por ne do të vazhdojmë të synojmë objektivat maksimale”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se nëse ky vit mbyllet përsëri me një rritje pagash për ju dhe nëse sot mesatarja bruto e pagave neto e mësuesve është më e lartë, sipas tij edhe vitin e ardhshëm do të jetë i njëjtë dhe çdo vit tjetër.

Thënë të gjitha këto dhe të marrë parasysh se tani më nuk e diskuton njeri se është hedhur një bazë e fortë në funksion të mësuesve nga ndërhyrjet e jashtme, nga politika, forca e ryshfetit që ka qenë një konstante e pa ndryshme për shumë vite, deri kur është vendosur dhe konsultuar sistemi i ri dhe i rekrutimit të mësuesve. Që mësuesit mos të spostohen sipas tekave apo dëshirave të lidhura me këto fenomene dhe duke iu dhënë atyre një garanci të plotë se vendi i tyre i punës bazohet te merita dhe jo te bindjet e tyre apo lidhjet e tyre farefisnore. Tani që është vënë dhe një bazë e mirë dhe për tekstet, pavarësisht faktit se ka nevojë për qëmtime dhe korrigjime, kemi nevoje që ta shohim me sy kritik veten”, deklaroi kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA