Qindra protestues kundër vaksinave të detyruara dhe izolimeve të koronavirusit u goditën mbrëmë me shkopa gome e pompa uji me presion teksa Holanda përgatitet për rikthim të kufizimeve.
Demonstruesit dënonin masat e izolimit si “mjet kontrolli” dhe qëlluan me gurë e fishekzjarre ndaj policëve me veshje të rënda.
Këta të fundit mësynë disa herë për të shpërndarë me dhunë protestuesit në Hagë para minsitrisë së drejtësisë e sigurisë.
Protesta nisi pak pasi kryeministri Mark Rutte dha aty një konferencë shtypi për të prezantuar rregullat e reja.
Në pamjet e shpërndara shiheshin protestues të rrëzuar përtokë me pankartat e tyre, pas reagimit të ashpër të policisë me ujë me presion drejtpërsëdrejti teksa ata brohorisnin.
Disa protestues lëshonin objekte ndaj oficerëve madje dhe biçikleta dhe tabela trafiku.
Ndërsa policët ndiqnin e godisnin protestuesit që largoheshin me shkopinj gome dhe mburojat e tyre.
Gurë e fishkezjarre gjithashtu u lëshuan në demonstratën e dhunshme kundër masave të reja kufizuese të pandemisë, e cila refuzohej nga protestuesit si një “eksperiment i gënjeshtërt shypjeje e kontrolli”.
Shifrat zyrtarë në Holandë tregojnë për numër të ulët vdekjesh por rritje të infektimeve në 15 000 të premten.
Sipas rregullave të reja restorantet dhe dyqanet “jo-esenciale” do të mbyllen më herët për tre javë, si dhe do të ndalohen tifozët nga eventet madhore sportive.
Urdhrat shkojnë dhe më tej duke thënë se në shtëpitë e tyre njerëzit nuk mund të presin më shumë se katër persona dhe për kompanitë rekomandohet puna nga shtëpia, përveç rasteve të paevitueshme.
Holanda kishte hequr shumicën e masave që prej shtatorit por bëhet vendi i parë që risjell kufizimet sivjet.
Të tjera vende do të ndjekin shembullin e saj pasi BE ka thënë se “10 vende të bllokut po shkaktojnë shqetësim” mbi pandeminë.
Në një raport kësaj jave qendra shëndetësore e BE përmendi vende si Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Hungaria, Holanda, Polonia e Slovenia si vende “shqetësuese”.
Top Channel