60 të vdekur nga përleshjet mes bandave të të burgosurve në Ekuador (fotot)

13/11/2021 19:19

Forca sigurie dhe të afërm të dëshpëruar të të burgosurve shiheshin sot në burgun e Guaiakil, në Ekuador ku përleshjet mizore mes bandave kanë lënë 60 të vdekur.

Ky burg ka qenë gjithashtu skena e përleshjeve barbare të shtatorit ku të paktën 119 të burgosur të tjerë gjetën vdekjen.

Në të gjithë sistemin e burgjeve të Ekuadorit të dominuar nga bandat e drogave,  jane vrarë sivjet të paktën 300 të burgosur.

Një oficer tha se policia kishte ndërhyrë për të ndërprerë përleshjet duke shpëtuar shumë jetë.

Por bandat rivale të lidhura me trafikun e drogave sjellin betejat e tyre për territor edhe brenda institucioneve të mbipopulluara, me personel kryesisht të korruptuar.

Më 28 shtator, në këtë burg u vranë 119 njerëz, në masakrën më të madhe të këtij lloji në historinë e Amerikës Latine.

Ekuadori është një nga rrugët kryesore tranzite të kalimit të kokainës kolumbiane drejt kufijve të SHBA.

FOTO GALERI
1/7
Përleshjet mizore mes bandave kanë lënë 60 të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA