Deti bëhet i kuq në një ishull iranian, ja çfarë thonë ekspertët për fenomenin Richard Grenell publikoi me krenari në rrjetet sociale një foto të tij duke kaluar përmes pikës kufitare të Merdares, për të cilën tha se u bë funksionale falë ish presidentit, Donald Trump.
“Trump e vuri në funksion këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik që ai arriti”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Twitter.
Kaq u desh, që raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, të reagonte menjëherë, duke i kthyer një përgjigje të fortë. “Do të ishte bukur sikur të ishte e vërtetë, por nuk është- ka shkruar ajo”.
Cramon thekson në mesazhin e saj se kjo pikë u ndërtua me 6 milionë euro, para, siç tha ajo, të taksapaguesve të Bashkimit Europian. Herën tjetër, në vend që të riemërtoni Liqenin e Ujmanit, sillni edhe ca para”, ishte komenti plot doza ironie i Cramon.
Top Channel