India refuzon raportin e Pentagon për fshatin kinez të ndërtuar në territor indian (fotot)

12/11/2021 21:12

Në një raport të fundit të Pentagonit me titull “Zhvillime ushtarake e politike në lidhje me republikën Popullroe të Kinës, 2021”, pretendohet se Pekini ka ndërtuar një fshat brenda krahinës indiane të Arunachal Pradesh, pranë kufirit Kinë-Indi.

Por gjenerali i ushtrisë indiane Rawat, tha mbrëmë se “asnjë ndërtim fshati nuk është kryer në anën indiane të kufirit të përkohshëm”, të njohur si “Linja Aktuale e Kontrollit”.

Gjenerali shtoi se pala kineze është “duke ndërtuar stabilimente për zhvendosje të civilëve ose për garnizone ushtarake të së ardhmes”. Ai theksoi se fshatra të tilla shihen në të gjithë gjatësinë e kufirit afro  4,000-kilometra mes dy vendeve.

FOTO GALERI
1/3
Në një raport të fundit të Pentagonit pretendohet se Pekini ka ndërtuar një fshat brenda krahinës indiane të Arunachal Pradesh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA