Biznesmeni që organizoi fluturimin e fundit të futbollistit Emiliano Sala është dënuar sot me 18 muaj burg. David Henderson, 67 vjeç, nga East Riding në Yorkshire, u burgos nga një gjykatës në gjykatën e Cardiff Croën.
Salah, 28 vjeç dhe piloti David Ibbotson, 59 vjeç, vdiqën kur avioni privat me të cilin po fluturonin ra në Kanalin Anglez në janar 2019.
Henderson, në atë kohë, nuk ishte i disponueshëm për të drejtuar avionin që u rrëzua dhe vrau futbollistin Sala, sepse ai ishte me pushime në Paris me gruan e tij.
Ibbotson, të cilin Henderson e punësoi në vend të tij, nuk kishte një licencë piloti komercial, nuk lejohej të fluturonte natën. Familja e Sala e mirëpriti dënimin e Henderson, por tha se ata kishin ende pyetje pa përgjigje.
Top Channel