Lidhur me situatën e krijuar në Bosnje Hercegovinë, ku lideri i entitetit serb paralajmëroi shkëputje të Republikës Sërpska, ka reaguar eksperti Enver Bytyçi, i cili në një prononcim për mediat në Kosovë, kujtoi sesi ky kërcënim u mor seriozisht, sidomos nga zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, i cili udhëtoi vetë drejt Sarajves.
“Ai deklaroi që në nisje se në „Bosnjë Hercegovinë nuk do të ketë luftë“, me pas edhe lideri i serbëve të Bosnjës, Dodik, u detyrua te pohonte se vetëm paqja është alternativë”, thotë Bytyci. Ai arsyeton se destabiliteti dhe rikthimi i Serbisë janë qëllimet kryesore të asaj që po ndodh sot në Bosnjë-Hercegovinë. Megjithatë, mendon se qëllimi i vërtetë i Serbisë nuk është shkatërrimi i shtetit boshnjak.
“Në fund të fundit serbët atje zotërojnë 49 përqind të territorit dhe janë tashmë një republikë federative. Askush nuk mund t’ua marrë atyre asnjë km2, sepse kufijtë brenda Bosnjës janë përcaktuar nga marrëveshja e Dejtonit”, thotë eksperti.
Sipas tij, Aleksandër Vuçic po kërcënon me Bosnjën me qëllim që t’i bëjë presion faktorit ndërkombëtar që të bëjë lëshime në Kosovë. Asnjë arsye tjetër nuk ka për atë që ndodh në Bosnjë-Hercegovinë”, shprehet ai.
Top Channel