Bombarduesit rusë rrethojnë avionin britanik: Po spiunonte në Krime!

12/11/2021 17:54

Rusia njoftoi se ka dërguar avionët e saj bombardues për të kapur një avion britanik, spiun sipas saj, i cili po vepronte në afërsi të gadishullit të Krimesë.

Ministria ruse e mbrojtjes, e cituar nga Reuters, njoftoi se ky episod është pjesë e një shtimi të ndjeshëm të aktivitetit ushtarak nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e ture në rajonin e Detit të Zi, dicka për të cilën shefi i Kremlinit, Vladimir Putin iu ankua kancelares gjermane Angela Merkel gjatë bisedës së tyre të fundit telefonike.

Ministria tha se avionët ushtarake rusë Sukhoi SU-30 i ishin afruar avionit britanik të zbulimit Boeing RC-135, i cili është gjendej prane Krimesë. Pas paralajmërimeve, thuhet në deklaratë, avioni ndryshoi kurs e u largua. Putin i tha Merkelit se veprimet perëndimore në rajonin e Detit të Zi ishin destabilizuese, të rrezikshme dhe provokuese.

Sipas Moskës, aktiviteti i shtuar i NATO-s në zonë përfshin dy luftanije amerikane, dhe katër avionë zbulimi të Nato-s të pikasur vetëm në 24 orët e fundit, përfshirë atë britanik. Zyrtaret vendas thane se dy anije luftarake ruse janë duke gjurmuar luftanijet amerikane.

Britanikja HMS Defender shkaktoi reagimin e ashpër të Moskës në qershor, kur lundroi në ujërat territoriale të Ukrainës pranë Krimesë se aneksuar nga Rusia në 2014-tën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA