Profesori i Universitetit të Oksfordit Richard Caplan tha për “Bota sot”, se Kosova po përballet me presion nga palët e treta për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Caplan nuk e përjashton mundësinë që Bashkimi Europian ta vendosë këtë si kusht për përmirësimin e marrëdhënieve me Prishtinën. “Është e mundur që BE-ja të insistojë në themelimin e Asociacionit duke përdorur këtë lloj mekanizmi”, thotë profesori.

Por sipas tij, funksionimi i mirëfilltë i shtetit të Kosovës varet nga bashkëpunimi me serbët në Kosovë dhe jo nga themelimi i Asociacionit. “Nuk ka asnjë arsye përse vetë Asociacioni të rrezikojë integritetin territorial të Kosovës apo të pengojë funksionimin e shtetit.

Funksionimi i mirëfilltë i shtetit varet nga bashkëpunimi me serbët e Kosovës, i cili mund të arrihet me ose pa themelimin e Asociacionit”, theksoi ai. Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova nuk do të zbatojë marrëveshjen e arritur në vitin 2013 pasi ajo është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA