
Pse është e detyrueshme të lidhni rripin e sigurimit në makinë?
Këtë herë bashkohet në rolin e Ambasadores së Sigurisë Rrugore një nga figurat më të forta të femrës shqiptare, soprano me famë ndërkombëtare Inva Mula, e cila bashkë me vajzën e saj Nina sjellin vëmendjen në ndërgjegjësimin e shoferëve dhe pasagjerëve për një udhëtim të sigurt.
Sipas statistikave, të cilat në këtë rast janë shokuese, të rinjtë e grupmoshës 17-34 vjeç kanë përqindjen më të ulët të përdorimit të rripit të sigurimit, kombinuar me përqindjen më të lartë të aksidenteve në rrugë! Vetëm vendosja e rripit të sigurimit zvogëlon me 50% dëmtimet fatale në rast aksidenti!
Është koha të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të zbatojmë të gjitha rregullat dhe udhëzimet të cilat janë jetësore për të gjithë përdoruesit e rrugës!
Top Channel