Gjykata ka vendosur të lërë në burg autorët e vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Ferdinant Rrushi dhe vëllain e tij Pajtim Rushi. Mësohet se gjatë seancës së zhvilluar ata nuk kanë dhënë asnjë deklarim lidhur me ngjarjen.

Ruzhdi Hoxha u gjet i pajetë këtë fundjavë, pas shumë kërkimesh intensive të policisë.

I arrestuari Ferdinant Rrushi, në deklarimet e dhëna para grupit hetimor, pretendon se e ka lënë Ruzhdi Hoxhën pranë banesës së tij në zonën e njohur si “Treshi”, pranë urës së Institutit Bujqësor dhe më pas është largua në drejtim të banesës me automjetin e tij.

Por, në fakt, nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se automjeti sapo është larguar nga një degëzim i autostradës, në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin në drejtim të Dajtit.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha, rezulton të ketë pirë kafe dhe në afërsi të një zdrukthëtarie, bashkë me të dyshuarit Ferdinand Rrushi. Këtë fakt e kanë konfirmuar për grupin hetimor edhe 3 persona që janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve.

Më pas, ata kanë deklaruar se shtetasi Ruzhdi Hoxha është larguar me makinën tip “Passat”, që rezulton të jetë mjeti i Ferdinand Rrushit. Ky i fundit thotë se pasi ka bërë një xhiro me Hoxhën, e ka lënë atë pranë një stacioni urbani.

Duke ndjekur itinerarin e automjetit, me të cilin u largua i zhdukuri, në afërsi të QafëMollës, në malin e Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë. Roja i kësaj parcele, i cili është shoqëruar në Polici, ka pranuar se punonte për Ferdinant Rrushin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA