“Vendi të mos jetë i goditshëm, por 100% i sigurt”, Rama zbulon bisedën me ministrin: Të rekrutojmë talent shqiptarë në botë

10/11/2021 18:49

Në prezantimin e Buxhetit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama i ka vënë theksin kapacitetin mbrojtës të teknologjisë duke thënë se duhet të jetë 100% i sigurt.

Në fjalën e tij theksoi se sistemi i ministrisë së mbrojtjes duhet t’i japë mundësi të gjithëve të kenë mbështetje për të zhvilluar kapacitetet teknologjike të ushtrisë shqiptare. Ndër të tjera, u shpreh se departamentet e mbrojtjes kanë bërë çudira, por pretendojnë që t’i vihet në dispozicion të rinjve të talentuar që të mos kenë arsye të largohen nga Shqipëria.

Kryeministri zbuloi se ka biseduar me ministrin Peleshi dhe do të rekrutojnë talente shqiptare në botë si programues dhe kërkues shkencore për t’ia vënë në disipozicion sigurisë kibernetike.

Edi Rama: Pika tjetër është domosdoshmëria për të krijuar paralelisht me gjithë kapacitetin e gatishmërisë në terren me trupa dhe armë konvencionale, një forcë gatishmërie dhe mbrojtjeje në atë hapësirë që bëhet gjithmonë më e gjerë e më kërcënuese që është hapësira virtuale. Aty ku operohet me teknologji për 1001 të mira dhe forcat potencialisht armiqësore operojnë për 1001 të zeza. Për këtë arsye na duhet patjetër që nga njëra anë të forcojmë kapacitetin e kontrollit mbi territorin duke zotëruar mjete të kohës, satelitë, dronë super inteligjentë dhe po ashtu kapacitetin mbrojtës duke zotëruar një mekanizëm të tërë që garanton se i gjithë aktiviteti që zhvillon vendi të mos i goditshëm dhe të jetë 100% i sigurt.

Këtu vjen një pikë tjetër, mundësia, potenciali dhe ambicia që FA, i gjithë sistemi i Ministrisë së Mbrojtjes, i trupave tokësore, ajrore, detare, i akademisë të kenë në dispozicion një hapësirë ku bëhet kërkim shkencor dhe zhvillim në teknologji duke iu dhënë mundësi vajzave dhe djemve që të kenë mbështetje për të zhvilluar së brendshmi kapacitetet teknologjike të ushtrisë shqiptare. Dihet botërisht, ju e dini më mirë se unë që sistemet e mbrojtjes, departamentet e mbrojtjes janë sisteme dhe departamente ku janë bërë çudira. Ne nuk pretendojmë që ti shërbejmë gjithë botës, por sistemi ynë i mbrojtjes t’i shërbejë vendit dhe të vihet në dispozicion të vajzave dhe djemve të talentuar që nuk kanë arsye përse largohen.

Kam folur me ministrin që FA të krijojnë një mekanizëm rekrutimi të talenteve shqiptare në botë si programues, kërkues shkencorë për tu vënë në dispozcion të kësaj hapësire të re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA