Përqendrohemi tek organizimi i kartelit të parë shqiptar. Tipar dallues me organizatat e tjera shqiptare është markimi i kokainës me emrin “Kompania Bello”, siç veprojnë edhe kartelet amerikano-latine. Marka “Bello” e ka zanafillën në një bisedë të përgjuar në Mars të vitit 2016 mes Dritan Rexhepit dhe një personi nga Vlora të quajtur Jorin Llambro. Ky i fundit, i thotë se duhet të dalin në treg me emrin e tyre që të njihen më mirë. Në dakordësi, vendosin që pakot me kokainë të shtypen me inicialet C.B- kompania Bello.
“Puna e parë është krijimi i kontakteve, vajtja rezidentë e personave shqiptarë për kontrat direkt me blerësin dhe organzimin e trafikut” u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare. “Ata janë bërë aq të fortë, kanë grumbulluar aq shumë lekë, kanë vednosur aq lidhje sa e kanë kuptuar pse të mos jemi dorë e parë, dorë e parë do të thotë fitim maksimal, ose i dyfishuar, trefishuar, kur e merr nga aty te plantacioni sapo prodhuar e merr shumë lirë” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar.
“Kanë aftësitë financiare, lidhjet kontaktet, shtrirjet gjeografike, lidhjet me organizata, arritjen e menaxhimit marrdhënieve me organizatat e tjera ndërkombëtare që njiheshin se kishin domenin e trafikut si Ndragheta, pra, ky grup ka arritur ti menaxhoje më sukses të gjitha duke patur akses në portet në Evropë, Amerikën e Jugut etj” u shpreh Fabian Zhilla, Ekspert i sigurisë.
Në Ekuador, Dritan Rexhepi ishte njeriu kyç pranë furnitorëve të fuqishëm vendas. Lidhja e tij më e afërt ishte Cesar Emilio Montenegro Castillo. Ai njihet si eksponent i organizatës “Norte dell Valle”, degë e kartelit të trafikantit më të madh në histori, Escobar. Castillo kishte raporte në Meksikë me kartelin e Sinaloas, i drejtuar nga Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, një trafikant në nivelet e Escobarit i ekstraduar para pak vitesh në Shtetet e Bashkuara.
Bazuar në gjetjet e hetimeve, organizata me drejtues 40-vjeçarin shqiptar, dispononte sasi të konsiderueshme kokaine të blerë direkt nga grupet “Narcos” ekuadorianë dhe struktura kapilare e organizatës i ka ndihmuar në shpërndarjen e drogës në të gjithë Evropën”. Kanë besim të punojnë me shqiptarët se shqiptari di ku e kap, nëse del nga radh merr paratë e xhiros apo del nga radha, dinë ku e kapin ku e kërcënojnë, ke familjen e tij në SHiqpëri, vëllain, djalin dhe dinë ku e shtrengojnë të tkhehet pas në atë aventurë që mund të ketë ndërmarrë” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar
Interesante ishte forma e bashkëpunimit dhe pagesës mes kartelit shqiptar dhe atyre ekuadoriane. Për çdo ngarkesë që shqiptarët blinin për të trafikuar në Evropë, asaj i shtohej një sasi e barabartë e cila transportohej dhe shpërndahej për llogari të ekuadorianëve.
Hetimi i realizuar duke përdorur metoda innovative investigimi zbuloi se karteli i fuqishëm i drogës organizonte trafikimin e ngarkesave disa kuintalëshe duke ndjekur rregullin 50 me 50. Pra, gjysma e mallit ishte në pronësi të organizatës shqiptare dhe gjysma në pronësi të atyre amrikano-latine. “Shqiptarët paguajnë duke shitur dhe kokainën e grupit kriminal kolumbian” u shpreh Fabian Zhilla, Ekspert i sigurisë.
“Aktivitete nivele tilla kërkojnë vec pagesës dhe mbësdhtetjen e duhur nga organet administrative, se të marrësh përsipër të sjellësh një sasi të madhe në port, nevojitet garanci dhe gjëra të tilla janë të njohura”u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare. Influenca e trafikantëve në disa porte kyç në Evropë theksohet edhe nga materialet e prokurorisë së Firences. Është parë se si grupet shqiptare kontrollojnë drogën nga hyrja te dalja nga porti, veçanërisht në Belgjikë, dhe nga ana tjetër është vërjetur se ky rrjet shpërndarjeje furnizon drejtëpërdrejtë grupe të ndryshme mafioze, organizatat puljeze, organizatat kalabreze.
Në bisedat e përgjuara mes Dritan Rexhepit dhe furnitorëve ekuadorianë, del qartë korruptimi i doganierëve. Për çdo kilogramë kokainë, paguhej 1 mijë dollarë që garantonte sigurinë e mallit. Pra, nëse ngarkesa e mallit ishte 600 kilogramë, fatura e korrupsionit shkonte në 600 mijë dollar për doganierët në Guayaquil.
Transporti realizohej përmes anijeve tregtare nga Amerika latine në Evropë falë aftësisë së trafikantëve për të garantuar ‘dalje të sigurta’ të ngarkesave në portet e Evropës veriore duke u mbështetur në fuqinë e madhe të organizatës në korruptimin e zyrtarëve.
Top Channel