Ministria e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka bërë të ditur dy vendimet që janë marrë sot për përfshirjen e të rinjve në administratë.
Muzhaqi u shpreh se është miratuar vendimi për studentët ekselentë që do mund të përfshihen me kontrata 1 vjeçare në ministri dhe institucionet vartëse të tyre, si dhe ngritja e qendrave të ekselencës që do jenë në institucionet kryesore që janë vendosur si të nevojshme dhe aty do përfshihen të gjithë ata që kanë shprehur projekte të ndryshme.
“Kemi miratuar dy vendime që do na ndihmojnë për t’i përfshirë në administratë. Studentët ekselentë do mund të përfshihen me kontrata 1 vjeçare në ministri dhe institucionet vartëse të tyre.
Kjo nuk është nismë e përkohshme, duam ta vijojmë dhe do të ngrihen edhe qendrat e ekselencës që do jenë në institucionet kryesore që janë vendosur si të nevojshme dhe aty do përfshijmë të gjithë ata që kanë shprehur projekte të ndryshme”, tha Muzhaqi.
Top Channel