Sherr me gazetaren holandeze, Mitsotakis humbet gjakftohtësinë

10/11/2021 15:51

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pati një përplasje të ashpër verbale  me një gazetare holandeze gjatë një konference shtyp në Athinë, ku u diskutuan politikat e emigrimit dhe kushtet në kampet e refugjatëve në ishullin greke Samos.

Në fillim, shefi i ekzekutivit grek u përpoq ta mbante veten kur gazetarja e akuzoi se Greqia po gënjen për kushtet e emigrantëve që strehon dhe për atë që po ndodh me klandestinët e mbërritur në këtë vend, kryesisht nga Turqia.

Por pasi ajo sërish e quajti gënjeshtar, Mitsotakis e humbi durimin dhe situata në sallë u nxeh shumë. “Nuk pranoj të vish në këtë zyrë e të ofendosh mua apo popullin greke me akuza dhe pretendime që nuk bazohet në fakte, dhe kjo në një kohë kur vendi ynë përballet me një krizë të rëndë emigracioni dhe një numër i madh refugjatësh janë shpëtuar në det”, tha ai.

Debati u përflak paskësaj kur Mitsotakis foli për kushtet në kampet e refugjatëve në Greqi, që shpesh janë kritikuar shpesh nga media dhe organizatat joqeveritare. Mistotakis insistoi se në Samos është ngritur një kamp i bukur e pastër, i financuar me paratë e BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA