Greqia miraton buxhetin për vitin 2026 me 159 vota pro, kritika të ashpra nga opozita
Policia italiane ka arritur të sekuestrojë mbi 400 kilogramë kokainë të pastër në Arezzo, ku në pranga u vu një shqiptar, banues në Itali dhe pa precedentë të mëparshëm penalë.
38-vjeçari shqiptar me iniciale E.C, po udhëtonte në autostradë me një kamion që tërhoqi vëmendjen e një patrulle policie, pasi po kryente manovra të rrezikshme, duke qarkulluar në mënyrë zig-zag dhe me një sirenë me dritë të verdhë të ndezur.
Më pas mjeti është ndalur nga patrullat e policisë rrugore, ku drejtuesi dhe pronari i kamionit është identifikuar me origjinë shqiptare dhe banues në provincën e Firences.
Shqiptari u shfaq shumë i shqetësuar nga kontrolli i policisë rrugore.
400 pako të kokainës ishin fshehur në kamion dhe u gjetën pas kontrollit të policisë.
Ai u arrestua për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike, për sasi të konsiderueshme dhe u la në paraburgim.
Ndërkohë që një hetim ekonomik ka nisur tashmë për shqiptarin i cili është pronar i dy kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit.
Sekuestrimi i kokainës rezulton të jetë më i madhi i kryer ndonjëherë në Arezzo dhe droga mund të kishte sjellë mbi 45 milionë euro nëse do të hidhej në treg.
Top Channel