Regjistër publik për pedofilët/ Paraqitet në Kuvend kërkesa me 20 mijë firma për ligjin e ri

10/11/2021 15:09

Kërkesa e 22 mijë shqiptarëve dorëzuar në komisionin parlamentar të ligjeve duket se është shumë afër plotësimit: një regjistër për autorët e krimeve seksuale.

Ashtu si në shtetet e botës, identifikimi i abuzuesve do të mund të bëhet nga kushdo, ku në regjistër do të parashtrohen të dhënat e tyre si mosha, gjatësia, pesha, tiparet shoqëruar me foto.

Iris Luarasi : Kjo është një nismë nga 28 organizata të grave dhe të drejtave të njeriut. Pas verifikimit të 22000 firmave në kqz, I dorëzuam në kuvend e shumë shpejt do të kemi një regjistër për krimet seksuale.

Lista me abuzuesit seksualë që kanë marr vendim të formës së prerë do të mund të aksesohet online ose informacioni do mund të merret në drejtorinë e përgjithshme të policisë , por më parë ky vendim që kërkon drejtësinë për viktimat e përdhunimit duhet të miratohet në kuvend.

Iris Luarasi: Për të marr informacion duhet të paraqesësh arsyet pse si dhe të japësh të dhënat e identitetit.

Ky do të shërbejë si precedent parandalues për personat që të mos shkatërrojnë jetën e fëmijëve apo edhe grave me krimet seksuale si dhe është emergjente për tu realizuar me rastet që po dëgjojmë së fundmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA