25/11 10:31
Nuk kanë munguar edhe batutat nga ana e kryeministrit Rama në konferencën e përbashkët me homologun e Holandes, Mark Rutte.
Gjatë fjalës së tij, Rama në formë batute tha se Holanda tashmë mund të quhet se e kishte fituar kupën e botës pasi kishte shumë fansa shqiptarë, duke sjellë në vëmendje faktin se rrugët e Tiranës ishin mbushur me flamuj.
“Mark ky është një vend që ka shumë ndjekës dhe tifozë të kombëtares hollandeze, po të shohim edhe rrugët që janë mbushur me flamuj të Hollandës, kështu që duket sikur më në fund e fituat edhe kupën e botës këtu në Tiranë të paktën”, tha Rama.
Mark Rutte: Eh çfarë dite do të ishte ajo!
Top Channel