Foto ilustruese

Një i ri që drejtonte mjetin pa leje drejtimi u arrestua sot në Laç.

21-vjeçarit me iniciale V.L. iu gjet lëndë narkotike e llojit kanabis, në mjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po udhëtonte.

Shtetasi, që banon në Kurbin, do të hetohet nga Prokuroria e Kurbinit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA