25/11 23:02
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët që mbajti me homologun e tij Holandez, Mark Rutte u pyet edhe për situatën në rajon.
Ai u shpreh se ato që po shohim ditët e fundit, duke iu referuar edhe situatës së krijuar në kufi mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë shenja të mira, ndërsa shtoi se Ballkani i Hapur i shërben qëllimit për të mbajtur marrëdhënie stabël mes vendeve.
“Ato që po shohim këto ditë në rajon këto ditë nuk janë shenja të mira. Janë një arsye për të shtuar forcat për të rritur bashkëpunimin, Ballkani i Hapur nuk është çelës magjik dhe e vetmja gjë që mund të imagjinohet, pro është një instrument që i shërben këtij qëllimi”, tha Rama.
Top Channel