“Nuk është han këtu”/ Nevrikoset keq Shalsi, ndërpret mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë sapo flet Braçe

10/11/2021 16:36

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi ka vendosur të ndërpresë mbledhjen pasi deputetët vazhdimisht ndërhynin duke folur pa mikrofon.

Pasi kërkoi që të flasin me etikë kur t’i jepet fjala, i dha të drejtën ministres Delina Ibrahimi, të cilën e ndërpreu ish zv.kryeminstri Erion Braçe duke kërkuar llogari.

Në atë moment, Shalsi duket se u acarua shumë dhe kërkoi ndërprerjen e mbledhjes për 2 minuta.

Shalsi: Të lutem. Çfarë po bëjmë këtu? Teatër? As mikrofonin se ke ndezur. Çohesh, merr fjalën. Jo pra. Nuk ta ka dhënë njeri. E ka kërkuar Blerina, e ka kërkuar Spaho. Flisni si të doni kur të jeni jashtë këtyre zyrave por këtu ka një mikrofon, ka etikë, nuk është han, nuk është kafene. Nuk flitet si koleg duke ndërprerë fjalën. Ministre fjala për ju.

Ibrahimi: Vlerat e 6% që i janë rimbursuar grumbulluesve janë vlera të cilat fermerët nuk e dimë nëse i kanë përfituar. Deputetët, të cilët janë deputetë në zona rurale e konfirmojnë këtë. Ne duam që këto para t’i shkojnë…

Brace: Po flasim për gjëra komplet…

Shalsi: E ndërpres mbledhjen për 2 minuta.

Pasi rifilloi mbledhja, Shalsi tha se “Pavarësisht debatit të nxehtë, ju riktheksoj se kush e merr fjalën pa mikrofon, nuk arrin të dëgjohet. Të mos biem me opinionin kundër dakord, por të paktën ta lëmë ta shprehë dhe më pas ngrini dorën të flisni. Askujt nu7k i është privuar e drejta për të folur.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA